Transmetuar më 16-03-2022, 12:55

Wanda Nara bëhet viktimë e hakerimit në internet. Vetë showgirl-i argjentinas në rrjetet sociale ka raportuar lajmin për atë që ka ndodhur gjatë natës.

"Epo, ja ku jam pas një nate të gjatë. U përpoqën deri në 6 ose 7 të mëngjesit të më hakeronin profilin në Instagram", – janë fjalët e para të zonjës Icardi, e cila ka postuar edhe disa pamje si provë.

Nara ka shpjeguar se në të kaluarën kishte vuajtur të njëjtën gjë me Twitter dhe për këtë arsye kishte hyrë në emailin e një mikeshës së saj. Gjatë përpjekjes për hakerim, disa biseda mes Wanda dhe China Suarez përfunduan në internet.

Mesazhe që megjithatë showgirl-i i ka mohuar t’i ketë dërguar: "Sa iu përket gjërave të tjera që po dalin, nuk kam shumë për të thënë. Në momentin e duhur kam folur drejtpërdrejt me personin në fjalë.

Nuk kam asnjë problem me askënd. Kam pasur fatin të flas për të siç po bëj tani. Nuk fshihem kurrë nga askush dhe asgjë". Gruaja e Icardit ka dashur gjithashtu të nënvizojë se në rrjetet e saj sociale nuk do të gjejnë kurrë asgjë:

"E vërteta është se nuk e kuptoj se çfarë kërkojnë. Më mirë të hakonin profilin e Kennys (mikut të saj të madh artist), ndoshta atje ka më shumë gjëra për të fshehur".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd