Transmetuar më 16-03-2022, 12:10

një video me pamje të rënda ka pushtuar ditën e sotme mediat në të cilat tregohet vrasja e një civili nga forcat ruse në Ukrainë.

Bëhet me dije se pamjet janë publikuar nga kanali televiziv gjerman ZDF.

Sikurse duket në videon e mëposhtme civili, i cili po udhëtonte me automjetin e tij, ka ndaluar dhe ka ngritur duart lart, ndërsa rusët e qëlluan për vdekje në mes të rrugës.

Ndërkohë që kujtojmë se Putin flet për një operacion special në Ukrainë që nuk ka për qëllim civilët, shkruan ZDF megjithatë, një dron filmoi disa kilometra në perëndim të Kievit se si një civil u qëllua për vdekje nga ushtarët rusë.

Pamjet tronditëse janë regjistruar në autostradën E40, disa kilometra në perëndim të Kievit.

https://twitter.com/i/status/1503751916395843593

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd