Transmetuar më 16-03-2022, 11:24

Nëse Kylian Mbappé largohet, PSG do të konsiderojë seriozisht blerjen e sulmuesit të Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Kështu raporton "Le10sport", i cili gjithashtu potencon se polaku mbetet objektivi kryesor i Leonardos në rast të largimit të francezit.

Ish-lojtarit të Borussia Dortmund i skadon kontrata për një vit e gjysmë, por ende nuk ka nisur bisedimet me bavarezët për rinovimin.

Në rast se situata nuk ndryshon gjatë verës, kampionët e Gjermanisë mund të mendojnë realisht ta shesin atë, për të përfituar diçka nga largimi i tij, ndryshe e humbasin falas.

Në këtë operacion, sipas "Sport1", rol themelor mund të luajë Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowskit, i cili ka marrëdhënie të mira me skuadrat e mëdha evropiane, përfshirë PSG-në.

Ai ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në transferimin e Neymarit në Paris, verën e vitit 2017.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd