







Njohjet e verbëra përmes internetit shpesh fshehin gracka. Gracka që mund t’i kushtojnë dikujt jetën…
NOA.al – Redaksia e Lajmeve nga Bota
NJU JORK, 15 Mars, /NOA/ Në lule të moshës, vetëm 24 vjeç, një djalë në Nju Jork, mendoi se kontakti me një vajzë në Instagram mund ta çonte më momente intime të dëshiruara. Por kurrë nuk ia priste mendja se do të përballej me një grup sadistësh meshkuj e femra që e futën në mes duke bërë gjëra nga më të pabesueshme dhe më të dhimbshmet.
Femra me të cilën ai kishte biseduar ishte Valerie Rosario, 22 vjeçe që shihni në foto. Ajo ishte në fakt pjesë e një grupi sadistësh – të cilët kaluan orë të tëra duke torturuar djaloshin e rrëmbyer, madje duke e goditur me thikë. Më pasi, i kërkonin 100,000 dollarë shpërblim në një telefonatë në FaceTime vëllait të tmerruar të djaloshit, citon noa.al dosjen hetimore që publikuan prokurorët e Manhatanit në mediat njujorkeze.
Hetimi nxori se dy të rinjtë biseduan për disa ditë dhe në një moment kur biseda e tyre filloi të ngrohej ata vendosën të takoheshin. Valerie i tha të takoheshin në apartamentin e saj në një bllok apartamentesh në Bronks.
24-vjeçari shkoi në atë banesë dhe ajo i hapi derën. Ishte aq e bukur dhe aq e ëmbël sa nuk i kishte shkuar kurrë në mendje se ishte pjesëtare e një grupi të rrezikshëm.
E ndërsa çifti ishte në shtëpi dhe 24-vjeçari mendonte se gjithçka do të shkonte mirë, papritur dera u hap dhe u shfaqën tre burra me pamje të ashpër dhe sy të zemëruar që mbanin armë.
E torturuan
Para se ai të mund të reagonte, të tre burrat u hodhën mbi të dhe filluan ta godasin fort në çdo pjesë të trupit. 24-vjeçari ka ngrënë shumë dru dhe Valerie ka qenë vazhdimisht e pranishme.
Më tej, të zhveshur e tërhoqën zvarrë në banjë. Aty e futën në ujë të nxehtë. I riu bërtiste nga dhimbja.
Pastaj i thanë të telefononte vëllain e tij. Të tre burrat kërkuan 100 mijë dollarë në të kundërt do të vazhdonin ta torturonin dhe në fund do ta vrisnin – siç i thanë vëllait – dhe do ta hidhnin në det.
Torturat vazhduan. Këmbët, shpina dhe trupi i tij y bënë copë nga goditjet me thikë. Kur ra plotësisht pa ndjenja, e lidhën me shirit izolues, i zunë gojën dhe e futën në një furgon.
Vëllai ndërkohë kishte njoftuar policinë, e cila arriti të gjente furgonin që i ishte dukur i dyshimtë dhe e ndaloi për kontroll. Brenda furgonit ishte vetëm shoferi (2 meshkujt e tjerë mungonin bashkë me vajzën) dhe mbrapa u gjet djali i torturuar, i lidhur.
Shoferi i furgonit ka rrëfyer se kush ishin bashkëpunëtorët e tij, ndërsa pohoi si bashkëpunëtore edhe 22-vjeçaren. Të gjithë janë arrestuar dhe po merren në pyetje, por Valerie vazhdon të mohojë akuzat ndaj saj. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





