Transmetuar më 15-03-2022, 22:29

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi ka komentuar protestat që mbahen në vendin tonë kundër rritjes së çmimeve.

Klosi tha se këto protesta nuk e trembin aspak Edi Ramën pasi ai e di kë ka përballë dhe kjo bën që në disa raste ai të jetë edhe arrogant.

“Rama nuk u tremb nga protestat, dikur trembej, por tani nuk trembet më. Është tjetër situatë, është numri i deputetëve që ka në parlament faktor, por ka edhe faktorin e jashtëm.

Rama konsiderohet si një figurë që sot ka pushtetin në Shqipëri që ia ka dhënë vota, por ka edhe një pushtet tjetër që partia Socialiste është më e fuqishme. Fitorja e mandatit të tretë i kanë dhënë Ramës një siguri.

Më bëri pak përshtypje ajo gjysmë arroganca e tij që edhe unë e kam ndonjëherë kur e di se kë kam përballë. Kur e di se kë ke përballë je edhe arrogant, por ai duhet të justifikohet sepse është i pari i këtij vendi.”, u shpreh Fatos Klosi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd