Transmetuar më 15-03-2022, 17:14

Kameramani Pierre Zakrzewski është vrarë gjatë raportimit në Ukrainë të hënën.

Lajmin e bëri të ditur vetë gjiganti mediatik Fox News që u konfirmua nga shefja ekzekutive, Suzane Scott.

Në mesazhin drejtuar gjithë stafit ajo citon:

“Me trishtim të madh dhe me zemër të rëndë ne ndajmë lajmin këtë mëngjes në lidhje me kameramanin tonë të dashur Pierre Zakrzewski. Pierre u vra në Horenka, jashtë Kievit, në Ukrainë.”, shkruan Scott.

Ai kishte raportuar nga Ukraina që nga shkurti dhe ishte me korrespondentin, Benjamin Hall kur automjeti i tyre u godit nga zjarri. Zakrzewski ishte një fotoreporter veteran i luftës që kishte “mbuluar pothuajse çdo histori të brendshme për Fox News nga Iraku në Afganistan në Siri”.

Lajmi për vdekjen e Zakrzewskit vjen disa ditë pasi Brent Renaud, një gazetar amerikan i vlerësuar me çmime, u vra në qytetin ukrainas të Irpin. Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, tha se një gazetare ukrainase, Oleksandra Kuvshynova, u vra në incident. Një gazetar tjetër, Juan Arredondo, u plagos gjithashtu në Ukrainë të dielën.

Grupet e lirisë së shtypit kanë denoncuar dhunën me të cilën po përballen gazetarët gjatë mbulimit të luftës. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, pas vdekjes së Renaud, u bëri thirrje forcave ruse që të “ndalojnë të gjitha dhunën kundër gazetarëve dhe civilëve të tjerë menjëherë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd