Transmetuar më 15-03-2022, 16:24
Një video tregon se si astronautët rusë ‘braktisin’ kolegun e tyre amerikan.
Përgjatë 10 viteve të fundit, anijet ruse kanë qenë i vetmi mjet për të dërguar astronautët në stacionin hapësinor dhe për t’i marrë nga atje.
“Operacionet e përbashkëta midis NASA-s dhe Roscosmos-it rus në Baikonur të Kazakistanit vazhdojnë më së miri. Ju siguroj që Mark Vande Hei do të kthehet në shtëpi”, tha Joel Montalbano, menaxheri i programit të NASA-s në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.
Edhe agjencia ruse e lajmeve “Tass” theksoi se astronauti amerikan do të kthehet me raketë ruse në datën 30 mars, ashtu siç ishte programuar muaj më parë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd