Transmetuar më 15-03-2022, 14:25

Milani po stërvitet me qetësi në Milanello, pas fitores ndaj Empolit. Pra, po përgatitet për ndeshjen e radhës, të shtunën mbrëma në Cagliari.  Kuqezinjtë, falë barazimit të Interit ndaj Torinos, kanë marrë kryesimin në renditjen e kampionatit, jo vetëm virtualisht.

Në kampin stërvitor, ekipi pati dy vizita speciale. Ish-i që fitoi gjithçka me fanellën e Milanit, holandezi Clarence Seedorf, dhe ish-sulmuesi i Bayern Munich e Lazios, gjermani Miroslav Klose, u paraqitën në Milanello.

I pari është në një vizitë personale kortezie në atë që mund ta konsiderojë ende shtëpinë e tij, i dyti po studion për t’u bërë trajner dhe ka vendosur të shikojë nga afër seancën e zhvilluar nga Stefano Pioli, me të cilin ka punuar së bashku në kohën e bardhekaltërve.

Si lojtar, Clarence Seedorf me Milanin ka fituar gjithçka. Ai ishte kuqezi nga viti 2002 deri më 2012. Në 2002-2003 dhe 2006-2007, ai mori në shtëpi Ligën e Kampionëve, një vit pas Botërorit për Klube.

Dhe fitoi përsëri: dy tituj të Serie A, dy Superkupa italiane, 1 Kupë Italie. Në palmaresin e tij me kuqezinjtë ka edhe Superkupën e Europës (dy herë). Periudha e tij si trajner i Milanit ishte më pak me fat.

Ai mbërriti më 16 janar 2014, pas shkarkimit të Massimiliano Allegrit. Holandezi e përfundoi atë kampionat në vendin e tetë, duke fituar 50 për qind të ndeshjeve të luajtura. Më 9 qershor 2014 u shkarkua dhe u zëvendësua nga Filippo Inzaghi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd