
Që nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt, 2357 njerëz janë vrarë në qytetin e Mariupol. Kështu tha të martën këshilli bashkiak i qytetit port në juglindje të vendit. Shifrat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Mariupol ka rreth 400,000 banorë. Qyteti port u rrethua nga trupat ruse për ditë të tëra dhe është shkëputur plotësisht nga pjesa tjetër e vendit.
Sipas presidentit ukrainas Volodimir Zelensky, 100 tonë ushqim, ujë dhe ilaçe nuk kanë hyrë në qytet për tre ditë.
Autoritetet ukrainase planifikojnë të rihapin nëntë korridore humanitare të martën, përfshirë Mariupol.
Pika të tjera qendrore janë zonat në verilindje të kryeqytetit Kiev dhe në rajonet e Sumy dhe Kharkiv në verilindje të vendit.
Të hënën, evakuimet nga Mariupol dështuan. Kolona e ndihmës nuk ia doli, tha zëvendëskryeministrja Irina Vereshchuk.
Megjithatë, një numër civilësh arritën të largoheshin nga qyteti për herë të parë. Më shumë se 160 makina mundën të largoheshin nga Mariupol në drejtim të Berdyansk. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





