
Asambleja e Zakonshme Zgjedhore e futbollit shqiptar ka zgjedhur sot edhe “qeverinë” e këtij sporti.
Përveç presidentit Armand Duka, të rikonfirmuar për mandatin e gjashtë si president, janë zgjedhur edhe 10 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.
Edhe në këtë organ vendimmarrës janë rikonfirmuar disa emra, ndërsa bie në sy prania për herë të parë në të e dy gazetarëve: Anila Basha dhe Pano Xhixho.
Nga anëtarët ekzistues, në ekzekutivin e futbollit tonë janë rikonfirmuar Abdyl Kuriu, Lutfi Nuriu, Arben Dervishaj, Bardhyl Jera, ndërsa ka mbetur jashtë Vasil Bici.
Prurje të reja, veç dy gazetarëve të sipërpërmendur, janë: Ylli Çekiçi, Gjergji Petro dhe Ervin Canollari.
Më poshtë janë emrat e fituesve dhe nurmi i votave që morën:
Abdyl Kuriu 38 vota
Anila Basha 35 vota
Arben Dervishaj 39 vota
Bardhyl Jera 35 vota
Envi Hicka 30 vota
Ervin Canollari 37 vota
Gjergji Petro 34 vota
Lutfi Nuriu 39 vota
Pano Xhixho 36 vota
Ylli Ҫekiҫi 34 vota
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





