Transmetuar më 14-03-2022, 20:27

Kryeministri Edi Rama është i prerë për vendimet e tij, pavarësisht se qytetarët prej ditësh protestojnë për çmimet e naftës dhe produkteve të shportës.

Gjatë një komunikimi me qytetarët përmes rrjetit social Facebook, Rama theksoi se nuk do të ketë heqje taksash.

Kryeministri u shpreh se jo aq sa kanë dalë sot në protestë por edhe 300-fishi i tyre nuk do ta detyrojnë qeverinë as të ulë dhe as të heqë taksat.

‘Mua nuk më shqetësojnë, jo aq por dhe 300 fish, taksat mbi karburantet sa të jem unë nuk hiqen nuk ulen nuk lëvizin. Mua më alarmon diçka tjetër, cënimi i drejtpërdrejtë i dinjitetit tonë si komb si popull, si shtet, si vend si shoqëri, si shqiptarë nga ky reagim’, deklaroi Rama.

Ndër të tjera, është i bindur se në protestën që e cilëson si turp kombëtar, nuk është populli që kërkon ulje çmimesh por pretendon se mund të ketë përfshirje të forcave politike.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd