Transmetuar më 14-03-2022, 08:50

Shpërthim me eksploziv në derën e një banese.

Burime për Noa.al informojnë s engjarja ka ndodhur në fshatin Vërdovë, Pogradec.

Në portën e jashtme të murit rrethues, të banesës së A. Xh., 44 vjeç, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar porta e jashtme e oborrit dhe xhamat e derës së jashtme së banesës.

Pronari i banesës është Arben Xhukellari. Ai ka qenë në arrest shtëpie, për lejim të prerjes së druve.

Mësohet se ka punuar në bashkinw e Pogradecit, në sektorin e pyjores si inspektor.

Nga ana e policisë, po punohet për identifikimin, kapjen e autorit/ve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd