
Dhjetëra qytetarë të Bulqizës kanë dalë në protestë këtë të diel pasdite, për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës dhe të produkteve të shportës.
Protestuesit kanë bllokuar aksin nacional Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Tiranë, ndërsa në terren kanë mbërritur forca të shumta policie.
Në sinkron me protestat e zhvilluara në të gjithë vendin kundër rritjes së çmimeve për karburantin dhe për produktet e shportës, edhe banorët e Bulqizës për të disatën ditë rradhazi janë organizuar dukebllokuar rrugën e Arbërit. Edhe pse në numër më të paktë se ditët e tjera, protestuesit vazhdojnë të mos dorëzohen duke kërkuar që kërkesat e tyre të plotësohen nga ana e qeverisë.
Ndërkohë ditën e sotme në Tiranë, u mbajt protesta e dytë mbarëkombëtare kundër rritjes së çmimeve. Pritet që ditën e nesërme të ketë sërish protesta si ditët e kaluara ku qytetarët do të mblidhen në qytetet e tyre në orën 17:00 dhe do të bllokojnë qarkullimin në rrugët kryesore në shenjë revolte.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





