Transmetuar më 13-03-2022, 16:11

Një aksident i rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit në Kamëz.

Nga ky aksident humbi jetën në vend Demush Pemaj 24 vjeç.

Mësohet se i riu ka qenë në makinë me babain e tij F. Pemaj 61-vjeç i cili ka marrë plagë të shumta e ndodhet në spital.

24-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga.

Në vendin e ngjarjes policia dhe grupi hetimor kryen veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd