Transmetuar më 13-03-2022, 12:28

Një autobus me rreth 50 shtetas ukrainas doli nga rruga në Itali dhe u përmbys, duke lënë një të vdekur dhe disa të plagosur, thanë zjarrfikësit italianë përmes Twitter të dielën.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën A14 ndërmjet Forlit dhe Cesenës, në bregun verilindor.
Shërbimet e urgjencës janë aktualisht në vendngjarje, duke përdorur dy vinça të lëvizshëm për të ngritur mjetin e përmbysur, thanë zjarrfikësit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





