Transmetuar më 12-03-2022, 19:30

Në fakt është një lloj ambalazhi që do bënte revolucion të vërtetë në këtë fushë.

Tre shkenctarë kanë krijuar ‘Ooho Sphere’, një flluskë e ngrënshme që përmban ujë.

Uji është i mbrojtur nga një shtresë e dyfishtë, nj membranë xhelatine e kombinuar me ekstrakte algash dhe është tërësisht e përtypshme.

Ky është një revolucion i vërtetë pasi përdorimi i tyre do ulte në mënyrë drastike prodhimin dhe përdorimin e shisheve plastike.

Flluska me pije nuk është ende në markete, pasi po dizenjohet që të ulë numrin e shisheve të ujit që konsumohen në evente publike, por synimi është të bëhen të përdorshme për çdo lloj lëngu.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd