Transmetuar më 12-03-2022, 15:17

Tensione në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Burime bëjnë të ditur se Ervin Salianji dhe Lulzim Basha gati sa janë përplasur fizikisht.
Ndërkohë që në sherr ka ndërhyrë dhe dikush tjetër, pasi Salianji mësohet se është goditur nga militantja, e identifikuar si Drita Lamaj.
Salianji dhe pothuaj të gjithë deputetët e mbetur të PD kanë dalë kundër kryetarit Basha pas disfatës në zgjedhjet e 6 marsit.
Tashmë është hedhur ideja e bashkimit të tre grupeve të krijuara nga PD e dikurshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





