Transmetuar më 11-03-2022, 20:23

Nuk ndalet protesta në Tiranë.

Qytetarët janë spostuar në kryqëzimin e Zogut të Zi, ku kanë bllokuar këtë pikë kryesore të qarkullimit të mjeteve.

Raportet se ka disa shoqërime nga ana e policisë.

Pas protestës para Kryeministrisë qytetarët kanë marrë rrugën për t’u ndalur te ky kryqëzim, por mes tyre janë futur edhe forcat e FNSH që kanë tentuar t’i shpërndajnë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd