Transmetuar më 11-03-2022, 17:16

Ka filluar të vendoset kordoni i efektivëve të policisë përballë Kryeministrisë pasi sot në orën 17:00 është paralajmëruar protesta e radhës e shoqërisë civile kundre rritjes së çmimit të naftës dhe shportës ushqimore.

Burime për Noa.al bëjnë me dije se disa prej efektivëve të policisë nuk kanë numër identifikues.

Sot është dita e 3-të radhazi e protestës e cila ka bërë që kryeministri Rama të reagojë duke premtuar ngritjen e një bordi special që do të përcaktojë çmimin e karburanteve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd