
Neymar në Instagram mohon përplasjen e pretenduar me Gigio Donnarumma, që sipas mediave spanjolle ndodhi në dhomat e zhveshjes së PSG-së, pas eliminimit nga Real Madridi.
Braziliani zgjodhi dy postime për të treguar versionin e tij. Në njërin prej tyre ai publikoi edhe bisedën në Whatsapp me Gigio. Mesazhi i parë është nga Gigio, i cili i dërgon bashkëlojtarit të tij linkun me lajmin për zënkën e dyshuar. “Përshëndetje Ney, – i shkruan portieri italian në spanjisht shokut të skuadrës. – Më vjen keq për dje, por ky lajm është i papranueshëm”. “Shoku, – përgjigjet Neymar pas disa orësh, – këto janë gjëra që ndodhin në futboll…
Ne jemi një ekip dhe jemi të gjithë me ju. Jeni ende shumë i ri dhe do të fitoni shumë. Forca! Përqafime!" Neymar shkon edhe më tej, teksa në postimin e radhës e nxjerr dufin direkt me gazetarët.
“E urrej të dal këtu dhe të flas për lajme false, por ai i postimit të mëparshëm, – thotë ai, duke iu referuar lajmit për gjoja sherrin me Gigio, – është një gënjeshtër e pafytyrë. Në dhomat e zhveshjes nuk pati asnjë përleshje. Gazetarët e paaftë, që duan vetëm të marrin klikime, të mos ia fusin kot herën tjetër".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





