






Rusia është kritikuar për përhapjen e ‘lajmeve të rreme’ pasi pretendoi se një e mbijetuar shtatzënë e bombardimit në spitalin e Mariupolit ishte një blogere bukurie me grim. Kremlini përpiqet të mohojë sulmin e nënave dhe foshnjave të tyre duke thënë se vajza ishte aktore.
Ndërkohë Nadine Dorries , sekretarja e kulturës në Mbretërinë e Bashkuar denoncoi një postim Twitteri të ambasadës ruse në Londër ku dukej një paciente të gjakosur që po largohej nga materniteti Mariupol të mërkurën në mbrëmje duke thënë se ishte ‘Marianna’ – një blogere bukurie nga qyteti.
Postimi është fshirë për shkeljen e ‘udhëzimeve të komunitetit’ të Twitter –it. Aty pretendohej se blogerja luante rolin e viktimës në fotografitë që thuhej se ishin realizuar nga një ‘propagandist’, i cili në fakt është një fotograf për agjensinë e lajmeve Associated Press.
Pamjet dhe videot nga vendi i ngjarjes tregojnë qartë disa gra shtatzëna që po dalin nga spitali i Ukraina tha se tre persona vdiqën në sulm, duke përfshirë një vajzë gjashtëvjeçare, ndërsa 17 të tjerë, përfshirë stafin e spitalit, u plagosën.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





