Transmetuar më 11-03-2022, 08:11

Bie edhe një tjetër qytet në Ukrainë.

Ndërsa raportohen sulme të reja në të gjithë vendin, mësohet se separatistët e mbështetur nga Rusia kanë pushtuar qytetin me rëndësi strategjike të Volnovakha, në veri të portit të rrethuar të Mariupolit.

Lajmi citohet nga agjencia e lajmeve RIA dhe konfirmohet nga ministria e mbrojtjes e Rusisë. Raportohet për një viktimë.

Ndërkohë dy qytete të tjera, Dnipro dhe Lutsk po granatohen rregullisht që herët në mëngjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd