Transmetuar më 10-03-2022, 23:19

Shpërthen në flakë një makinë në dalje të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur përballë qendrës tregatare “TEG”.

Nuk raportohet për viktima, apo të lënduar përveç dëmeve materiale pasi mjeti është shkrumbuar totalisht edhe pse pas disa minutave erdhën zjarrfikësit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd