Transmetuar më 10-03-2022, 20:55

Nuk ka asnjë dallim se kush është në shesh. As nga ata që kryejnë detyrën. Policia ka urdhër të pastrojë vendin nga protestuesit.

Mes vajzave të shoqëruara me dhunë nga efektivët e policisë së Shtetit është edhe një gazetare.

Në pamjet e publikuara ‘live’ në televizione, vajza dëgjohej të bërtiste se ishte gazetare, por dera e furgonit u mbyll dhe askush nuk e dëgjoi.

“Jam punonjëse e medias, jam gazetare, jam punonjësve e medias,”- tha ajo ndër të tjera.

Dy police e tërhoqën atë me forcë dhe e plasën në furgon.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd