
Banorë të fshatit Pojan të Maliqit po protestojnë para zyrave te OSHEE-së. Shkak është bërë mungesa e vazhdueshme e energjisë elektrike në pjesën më të madhe të fshatrave të njësisë administrative Pojan.
Sipas banorëve ky problem vjen pasi linjat e tensionit të ulët janë të amortizuara. Vetëm pak ditë më parë rrëzimi i disa shtyllave të tensionit të mesëm dhe të lartë ka lënë për 4 ditë pa energji këto fshatra. Prej 7 ditësh gjithnjë sipas tyre çdo natë pas orës 18:00 deri në orën 24:00 fshati Pojan me rreth 6000 banore mbeten pa energji elektrike.
Njëri nga banorët tregon se mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar vdekjen e një gruaje me COVID pasi kjo e fundit ishte e lidhur me aparatin e oksigjenit. Mungesa e energjisë elektrike në këtë fshat, sipas banorëve, ka dëmtuar edhe biznesin e kësaj zone. Deri tani mësohet se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga zyrat e OSHEE-së.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





