Transmetuar më 10-03-2022, 19:07

Shoqërohet në policia gazetari pse mbështeti protestat në rrjete sociale.
Protestë u zhvillua sot edhe në Bulqizë.
Për rreth 1 orë në rrugën e Arbrit mes dy lagjeve të Bulqizës dhe në Qafën e Buallit, dhjetra qytetarë u grumbulluan dhe protestuan. Më pas ata janë shpërndarë paqësisht.
Por policia e Bulqizës ka shoqëruar në komisariat gazetarin Sami Curri për shkak se kishte shpërndarë në rrjete sociale ftesën për protestën e sotme.
Curri po mbahet në komisariatin e policisë Bulqizë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





