Transmetuar më 10-03-2022, 12:19

Ditën e djeshme u transmetua takimi i Efit me Aldisin.
Gjatë takimit, Efi bëri një deklaratë që nuk pritej.
“Në jetën time mund të jem ngacmuar tre herë gjithsej, mua nuk më ngacmon askush. Në momentin që mua më pëlqen dikush shumë, unë e ngacmoj vetë se e di që nuk do më afrohet fare”, tha ajo.
E pyetur në studio rreth deklaratës së saj, Efi shtoi: Kam një problem shumë të madh në jetën time në përgjithësi se më pëlqen të më ngacmojnë kur dal, të flirtojnë por nuk ndodh kurrë kjo gjë. Kur më pëlqen dikush shumë, e ngacmoj vetë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





