Transmetuar më 10-03-2022, 10:17

Pas publikimit të lajmit se Fjolla Morina dhe Fisnik Syla nuk janë më bashkë, të gjitha mediet u interesuan pa fund për të zbuluar arsyen e kësaj ndarjeje madje edhe deri në aludime.

Fisniku, një djalë shumë transparent dhe i drejtpërdrejtë ka një përgjigje për Fjollën dhe për deklaratën që ajo ka dhënë në një studio televizive.

Dajana Shabani: Në një intervistë Fjolla Morina është shprehur “Nëse keni humbur një tradhtar mos qani kurrë, pasi ai ka humbur një femër që e do, kurse ti ke humbur një mashtrues” Komenti yt?

Fisnik Syla: Nuk kam koment as nuk i kam dëgjuar këto gjëra dhe as nuk merrem fare me këto gjëra. Kur jam në një lidhje me dikë i thua zemër, i thua shpirt e jetë dhe kur të vijë ndarja t’ia nisim të shajmë apo ofendojmë secili mund ta bëjë atë gjë. Unë nuk jam ashtu njeriu dhe nuk e ofendoj askënd dhe kur ha, pi e rri me një njeri nuk kam qejf të flas absolut. Ka mbaruar dhe that’s it!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd