Transmetuar më 10-03-2022, 10:02

SPAK ka lëshuar dy urdhër arerste për dy policë në Tepelenë e Gjirokastër. Ata janë F.M., inspektor zone në Tepelenë dhe A.L., polic në Gjirokastër.

42 masa të tjera arersti janë lëshuar në total sot nga SPAK.

Personat e vënë në pranga akuzohen për trafik droge drejt Italisë, ndërkohë që operacioni është shtrirë në Vlorë, Gjirokastër Tepelenë, Durrës, Tiranë dhe Lezhë.

Hetimet me partnerët kanë zbuluar se trafiku drogës drejtohej nga Shqipëria, përmes grupeve të strukturuara kriminale.

Për shkak se operacioni është në vijim, SPAK tregohet i rezervuar në dhënien e detajeve, pasi jo të gjitha masat e sigurisë janë ekzekutuar.

Të paktën derimë tani flitet për 6 persona të arrestuar në Vlorë, identitetet e të cilëve nuk dihen ende.

Ndërkohë po referuar aksionit në qytetin e Vlorës, 1 person nuk u gjetë në banesë dhe 1 tjetër rezulton në burg.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd