Transmetuar më 10-03-2022, 07:16

Kanë mbërritur në Turqi ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës. Lajmin e dha shefi i mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi i cili gjithashtu do të jetë i pranishëm në këtë takim.

Grossi ka kërkuar një takim trepalësh midis tij dhe të dërguarve nga Rusia dhe Ukraina për të siguruar angazhime për të mbrojtur sigurinë e objekteve bërthamore të Ukrainës.

Mbrëmjes e kaluar në Antalia kanë mbërritur Grossi, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

Delegacionet do të qëndrojnë në hotele të veçanta përpara takimit vendimtar të sotëm, si pjesë e përpjekjeve të Turqisë për të ndërmjetësuar bisedimet midis dy vendeve.

Që kur pushtoi Ukrainën, Rusia ka kapur Zaporizhzhia dhe objektet e mbetjeve radioaktive pranë termocentralit bërthamor në Çernobil.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd