Transmetuar më 09-03-2022, 21:25

Me shumë gjasë Melisa me Andin janë ndarë! Çifti i vetëm jetëgjatë nga “Përputhen” duket se po përjetojnë krizë të pakthyeshme në raportin e tyre.

Këtë e ka lënë të nënkuptohet Melisa përmes dy story-ve në Instagram. “E penduar deri në pikë të fundit. U kry. Euforike gjithmonë. Hiperaktive. Flas pafund prandaj ma kanë vu gishtin gjithmonë mu. Veç unë e ti e dimë sa shumë nuk kam folur. Nuk më intereson çka ju të gjithë mendoni sepse ky është limiti” – shkruan ajo.

Ndërkohë, pak minuta të parë, edhe Andi i vendosi kapakun finalizimit të lidhjes së tyre, duke hequr ‘follow’-n nga “Instagram”

Melisa i ka fshirë fotografitë e përbashkëta dhe nuk e ndjekë më Andin në Instagram. Një moment të tillë, çifti patën kaluar edhe vitin që lamë pas por kishin gjetur gjuhën e përbashkët pas afro 24 orëve.

Melisa dhe Andi janë personazhet që u njohën në “Për’puthen” por lidhjen e nisën jashtë programit. Ata ishin të ftuar në “E diell” pak jave me pare, ku rrëfyen se ka pasur shumë njerëz që i kanë tradhtuar e kanë dashur t’i bëjnë keq në fillimet e tyre, por dashuria e tyre ka qenë tepër e fortë për tu thyer.

Sa i përket planeve të së ardhmes, Andi tha se po përgatiten për të ndërtuar një vilë, ndërsa Melisa theksoi se dasma është një ndër dëshirat e të ardhmes së saj.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd