Transmetuar më 09-03-2022, 14:21

Grida Duma ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetares së Partisë Demokratike.

Lajmi është njoftuar nga vetë Duma me anë të një postimi në Facebook.

Mes të tjerash ajo shprehet se PD është në ditët e saj më të vështira.

Deputetja e cilëson Lulzim Bashën si fajtorin kryesor të humbjes në zgjedhjet e 6 marsit, ndërsa shton se ai përdor dështimet e PD për fitoret e tija.

Postimi i Grida Dumës:

Partia Demokaratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij.

Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të kapë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputët, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimarrje për shpëtimin e demokratëve të salrifikuar një dekadë.

Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domsdoshme për demokratët.

Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd