Transmetuar më 09-03-2022, 14:03

Lufta në Ukrainë, pushtimi rus i saj ka tronditur ekuilibrat gjeo-politikë dhe ekonomikë të globit. Viktimat e pafajshme janë të shumta. Futbolli në të dyja vendet është pezulluar, lojtarët janë "peng" i asaj që po ndodh me tanke, predha, bombardime.

Në një situatë të tillë, FIFA ka marrë vendim që ata të mund të transferohen në ekipe të tjerë deri në fund të sezonit. Në të dyja kampionatet respektive të pezulluara luajnë futbollistë të spikatur, ndaj do t’i bënin punë cilitdo ekipi. Ne po ju njohim me dhjetë prej tyre:

Malcom, 25-vjeçari brazilian, ish-anësori i Barcelonës. Luan te Zenit Shën Petersburg

Dodò, mbrojtësi 23-vjeçar brazilian, pjesë e Shakhtar Donetsk

 

Tete, mesfushori brazilian 22-vjeçar, që luan në Shakhtar Donetsk

 

Wilmar Barrios, mesfushori 28-vjeçar kolumbian, që luan me Zenitin e Shën Petersburgut

 

Jhon Cordoba, 28-vjeçari kolumbian, ish-sulmuesi i  Espanyol dhe Hertha, tani pjesë e Krasnodar

 

Quincy Promes, 30-vjeçari holandez i krahut, ish-lojtar i Sevilla, që tani luan te Spartak Moskë

 

Khvicha Kvaratskhelia, 21-vjeçari në rritje i futbollit gjeorgjian, pjesë e Rubin Kazan

 

Wendel, 24-vjeçari brazilian, anësor krahu i majtë, pjesë e Zenitit të Shën Petersburgut

 

Yusuf Yazici, sulmues 25-vjeçar turk, i huazuar nga Lille te CSKA Moskë

 

David Neres, talenti brazilian 25-vjeçar, ish-lojtar i Ajax, tashmë pikë e fortë e Shakhtar Donetsk

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd