Transmetuar më 09-03-2022, 11:03

Ajo që pritet të ndodhë sonte në “Santiago Bernabéu” shkon përtej futbollit. Me shtëpinë e tij në proces të rimodelimit, me një vepër që la gojëhapur ata që janë armiqtë e tij sot, me Mbappe që monopolizon vëmendjen deri në habi, “mbreti” i Evropës (13 herë fituesi i Champions-it) rrezikon kundër një klubi, ëndrra e të cilit është të ndryshojë “status quo”-në e futbollit.

Real Madrid është emblema e futbollit evropian. Historia e një klubi që u bë më i fuqishmi në botë falë kompeticionit që fitoi për herë të parë më 13 qershor 1956 e dëshmon këtë. Në “Parce des Princes”, në ndeshjen e parë, Real Madridi doli i humbur minimalisht. Sonte duhet përmbysur ky disavantazh për të shkuar në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Përtej rastit të Mbappe, skuadra pariziene është modeli i sulmit ndaj elitës së klubeve që kanë dominuar futbollin europian për dekada, me Real Madridin si më të nderuarin nga shoqëritë e tilla të larta të përzgjedhura për t’i grabitur yjet.

Me një shtet pas, atë të Katarit, PSG ka shpenzuar miliarda duke u përpjekur të arrijë të paktën një herë atë që Real Madridi e ka bërë në 13 raste. Përmes një potenciali ekonomik që nuk është parë kurrë më parë në sportin evropian, lojtarët më të mirë në botë kanë mbërritur në “Parc des Princes”.

Mbappé, Neymar, Paredes y Messi, durante el entrenamiento del PSG en el Bernabéu de este martes.

Por, deri më tani, kjo skuadër yjore ka mbërritur vetëm finalen e dy viteve më parë, atë që humbi ndaj Bayernit në Lisbonë. Marrëdhënia mes Real Madridit dhe PSG-së, dikur e shkëlqyer, vështirë se ekziston tani. Dëshira e skuadrës së bardhë për ta marrë Mbappe nga Parisi para përfundimit të kontratës e acaroi raportin mes dy klubeve.

Lufta e Superligës solli përballë dy klube, si gjeneralët e dikurshëm që drejtonin ushtritë e tyre para betejës. "Ka një çmenduri të klubeve të lidhura me shtetet dhe ata nuk shesin lojtarë. Unë luftoj që rëndësi të ketë menaxhimi i skuadrës, jo paratë që merrni nga jashtë. Do të vijë koha kur 30 klubet më të mira në Evropë do të jenë në pronësi të shteteve.

Nuk është ky është qëllimi i Komunitetit Evropian. Kam ardhur këtu për të luftuar dhe kam luftuar që kur kam filluar", – shpjegon Florentino Pérez, i pyetur për atë përballje në të cilën është në lojë futbolli i së ardhmes.

Kjo është historia rreth një ndeshjeje, ku e gjithë Evropa i ka sytë. Kundër një skuadre që ka arsenalin më të mirë sulmues, Ancelotti mbetet pa dy nga elementët e tij më të ndritur, kur vjen puna për të përveshur mëngët: Casemiro dhe Mendy.

Precarga foto ampliada

Kur mendoni për 11-shen që Ancelotti do të hedhë në fushë sonte kundër PSG-së, pikëpyetja e madhe është Toni Kroos. “Nëse është në 95% nuk ​​do të luajë”, – tha dje trajneri italian. Gjermani është në listë dhe do të testohet sërish sot.

Do të ishte e rrallë që ai të mos ishte në formacion, por nuk do të dihet deri në minutën e fundit nëse do të jetë në fushë për të luajtur në zonën natyrale të Casemiros apo ai vend do të shkojë te Camavinga. Kroos shihet si një nga çelësat e kësaj ndeshjeje, në të cilën mbreti i Evropës dëshiron të nënshtrojë një shtet rebel…

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd