Transmetuar më 09-03-2022, 09:01

Humbjet totale luftarake të pushtuesit rus në Ukrainë që nga pushtimi më 24 shkurt e deri më 9 mars arritën në më shumë se 12,000 ushtarakë të vrarë, njoftoi sot zyra për shtyp e Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Ajo tha edhe se janë shkatërruar 317 tanke, 1,070 automjete të blinduara luftarake, si dhe 120 sisteme artilerie, citon noa.al.

Po ashtu, Rusia ka humbur 56 granatahedhës me raketa (MLRS), 28 sisteme të mbrojtjes ajrore, 49 avionë, 81 helikopterë, 482 automjete, tre anije, si dhe 60 rezervuarë karburanti. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd