Transmetuar më 08-03-2022, 18:51

Kandidati i PD për Rrogozhinën, Ferdinand Saraçi, njëkohësisht kryetar i degës Rrogozhinë nuk fajëson Bashën për rezultatin.

Ai shprehet se përballë ishin edhe qeveria edhe foltorja.

‘PS dhe foltorja patën të deleguar që ndanin para. Ju më dërguat disa deputetë, por vetëm Dash Sula ka qenë në krah. Pati shitblerje të votës. Kanë para e pushtet. Foltorja e dinte se nuk kishte shanse, por vazhdoi me shantazhe e blerje votash. Nuk ke faj ti që humba Rrogozhinën, mbaj përgjegjësi vetë dhe duhet të jetë përgjegjësi edhe e deputetëve që ishin. Kërkojë llogari deputetëve dhe nuk vihet në fushatë për foto’, ka deklaruar Saraçi!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd