Transmetuar më 08-03-2022, 08:57

Një atentat u organizua një ditë më parë ndaj 43 vjeçarit Aleksandër Deda. Ai arriti t’i shpëtojë plumbave ndërsa u qëllua me breshëri automatike.

Policia informon se ngjarja ndodhi në afërsi të një lokali në dalje të qytetit të Lezhës.

Pas marrjes së njoftimit është këqyrur vendi i ngjarjes, por nuk janë gjetur gëzhoja.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për gjetjen dhe fiksimin e çdo prove që mund të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ky është atentati i dytë që organizohet ndaj 43-vjeçarit. Në dhjetor të vitit 2020 ai u plagos me tre plumba, por shpëtoi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd