Transmetuar më 07-03-2022, 23:50

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, ka tronditur me deklaratën e saj.

Në fjalën e mabjtur ambasadorja ka deklaruar se Putin ka në plan të shkatërrojë dhe terrorizojë Ukrainën.

“Nëse dy javët e fundit na kanë treguar diçka, është se populli ukrainas nuk do të dorëzohet. Dhe shumë njerëz rusë, përfshirë shumë ushtarë rusë, nuk e duan këtë luftë”, tha Thomas-Greenfield në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Thomas-Greenfield shtoi gjithashtu se “Putini është i gatshëm të sakrifikojë jetën e mijëra ushtarëve rusë për të arritur ambiciet e tij personale”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd