
Pas humbjes së thellë ne zgjedhjet e 6 marsit duke u mposhtur jo vetëm nga PS, por edhe nga të djathtët e tjerë që mbështesin Berishën, kreu i PD ka kërkuar mbledhje në seli me grupin e PD.
Kryedemokrati nuk e pranon humbjen, por deputetët i kërkojnë që të japë dorëheqjen.
Basha: 6 marsi ishte kurth pas 8 janarit dhe ne u vendosëm para detyrimit për të marrë pjesë në zgjedhje.
Xhaferri: Jam më i vjetri dhe me eksperiencë, s’kam ambicie por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyll me PD por ti na ke fyer kur thua s’kam humb asnjë garë. Duhet të largohesh si kryetar!
Basha: S’kam humb asnjë garë, i kanë vjedhur.
Ilda Dhori: Të hapen zgjedhjet në parti.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





