Transmetuar më 07-03-2022, 18:06

Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e sotme në Tiranë.

Ajet Lleshi 25-vjeç ka qëlluar me thikë në pjesën e barkut nënën e tij Safie Sina, 56 vjeçe.

Safie Sina është martuar për herë të dytë. Ajo jeton në Kavajë.

Sot, ajo ka ardhur tek nëna e saj në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Tiranë dhe është përballur me djalin që ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar nënën e tij në bark.

Pas goditjes ai është larguar, por policia ka arritur ta gjejë e ta vendosë në pranga.

25-vjeçari banon në Klos. Nuk dihet arsyeja pse ka ardhur Ajet Lleshi në Tiranë. .

Safije Sina 10 vite më parë vrau bashkëshortin dhe kreu 9 vite burg. Djali ka tentuar të marrë hakun e babait.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd