Transmetuar më 07-03-2022, 17:40

Pas fitores në Shkodër, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur mjaft falenderues për mbështetësit në këtë qytet.

Ish kryeministri, Sali Berisha: Falenderoj shkodranët të cilët me votën e tyre zgjodhën Bardh Spahinë për kryetar të bashkisë së Shkodrës si përfaqësues të Shtëpisë së Lirisë. Shkodra është simbol i frymëzimit të popullit shqiptar. Ajo mbetet e pamposhtur. Kam një falenderim të veçantë edhe për aleatët tanë të cilët u angazhuan me një përkushtim të veçantë në këtë fushatë elektorale. Gjithashtu falenderoj të gjithë qytetarët.

Natyrisht rezultati u arrit në kushtet më të vështira dhe të jashtëzakonshme pasi PD u përball në këto zgjedhje jo vetëm me kreun e Meduzës por edhe me patericën e tij, me shtojcën e tij, Lulzim Bravën i cili sot është demokrati i vetëm në Shqipëri që ndjehet se nuk humbet dhe nuk ka humbur. Pra i ka dhënë një zgjidhje problemit duke shpallur çdo humbje, në mos fitore, të paktën jo-humbje. Këto zgjedhje janë kushtrimi për çdo demokrat në Shqipëri që të bashkohemi sepse populli votoi opozitën e vërtetë. Të bashkohemi rreth PD të rithemeluar dhe fitoren e Shkodrës

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd