Transmetuar më 07-03-2022, 08:33

Vazhdon me ritme të shpejta numërimi i votave për kandidatët për kryetar në bashkinë e Lushnjes.

Deri më tani janë hapur 129 kuti votimi nga 157 gjithsej.

Kandidatja e Partisë Socialiste, Eriselda Sefa, kryeson dukshëm dhe po shkon drejt postit të kryetares së re të kësaj bashkie.

Eriselda Sefa ka grumbulluar 16782 vota, ose 58% të totalit. Ajo ndiqet nga koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ me kandidat Elton Bano me 9210 vota ose 26%, ndërsa Indrit Sefa i PD ka marrë 3183 vota ose 11%.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd