Transmetuar më 07-03-2022, 07:39

Në Dibër janë numëruar 33 nga 101 kuti.
Ndryshe nga bashkitë e tjera në garë janë katër kandidatë, ku i pari renditet kandidati i Partisë Socialiste, Rahim Spahiu, i cili ka grumbulluar deri më tani 5222 vota, ndërsa i dyti renditet kandidati i “Shtëpia e lirisë”, Premtim Kryemadhi, i cili ka siguruar 1584 vota.
I treti renditet Luan Haka i Partisë Demokratike me 1293 vota, ndërsa i fundit është Dritan Torba me 30 vota. Ky i fundit garon në siglën e “Lëvizja e Re”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





