
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim duke thënë se kandidati për kryetar Bashkie në Durrës Luan Hoti, ka blerë votat me lekë.
Me anë të një postimi të bërë në Facebook, Berisha thotë se Hoti u ka dhënë njerëzve nga 50 mijë lekë për ta votuar.
Postimi i plotë:
Kujdes! Kujdes!
X’ me grremç eshte vote e shitur,
-te hidhet ne kosh te plehrave!
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital.
Doktor Luan Hoti po blen elektoratin me lek ne Manze. Po shperndan me njerzit e tij nga 50 milek te vjetra per person U kane then me votuar keshtu. Po te nga se foton. Tek kryqi pak me lakim Qe ta kuptojne qe jane ata qe u ka dhene leket dhe kan votuar per luan hotin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





