Transmetuar më 06-03-2022, 22:32

Moderatorja Bora Zemani u shfaq më e kuruar se kurrë në puntatën e ditës së djeshme të Për’puthen Prime, por vëmendje mori postimi i saj në Instagram.

“Dashuri, debate, deklarim, largim, rikthim…”gjithcka ka ky Prime!-ka shkruar moderatorja duke bërë që rrjeti të shpërthejë në komente.

Disa prej ndjekësve e pyesin se kur do të shohin një mundësi rikthimi me Donaldin, ndërsa pjesa tjetër e komplimentojnë për pamjen. Që prej puthjes në Big Brother VIP, ndjekësit e lidhin thuajse cdo veprim të Borës me Donaldin.

Bora ka zgjedhur që këtyre komentve të mos ju kthejë përgjigje, por as nuk i ka fshirë ato. Ky fakt e le disi të dyshimtë situatën dhe nuk dihet nëse moderatorja e mendon në të vërtetë një mundësi të dytë rikthimi me aktorin.

Pas daljes nga BBV, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj i dhanë fund lidhjes së tyre që nisi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd