
Ka shkuar në 5 numri i viktimave nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmbjen e kaluar në aksin Fushë Krujë-Milot.
Në këtë aksident fatal humbën jetën edhe këngëtari Shkumbin Brati, 20 vjeç dhe e fejuara e tij Almeina Karaj, 16 vjeçe.
Nga përplasja fatale mes dy automjeteve, humbën jetën edhe drejtuesi i makinës, Artan Alushi, 30 vjeç si dhe shoferi i makinës tjetër Alfred Dika, 39-vjeç.

Perplasja mes dy makinave, “Benz” dhe “Golf 4” ishte shumë e fortë, pasi makinat po lëviznin me një shpejtësi më shumë se 100 km/h.
Shkumbin Brati, i riu, i cili humbi jetën bashkë me të fejuarën e tij, i pëlqente muzika dhe kishte realizuar disa këngë, një prej të cilave e ka promovuar dhe në televizionet shqiptare.
Në një këngë ai flet për një histori, ku, një djalë emigrant kishte humbur në aksident të dashurën e tij dhe nuk kishin arritur dot të fejoheshin dhe të jetonin bashkë. Një parandjenjë e habitshme!
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





