
Liderë të rëndësishëm botërorë janë angazhuar për zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë.
Presidenti turk Tajip Erdogan i kërkoi homologut të tij rus Vladimir Putin të shpallë një armëpushim në Ukrainë, të hapë korridoret humanitare dhe të nënshkruajë një marrëveshje paqeje.
Në një deklaratë pas një telefonate një-orëshe, nga presidenca turke u njoftua se Erdogan i tha Putinit se Turqia ishte e gatshme të kontribuonte në një zgjidhje paqësore të konfliktit.
Erdogan tha se një armëpushim do të lehtësonte shqetësimet për situatën humanitare.
“Presidenti Erdogan përsëriti thirrjen e tij që të hapim rrugën për paqen së bashku. Ai theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave urgjentë për arritjen e armëpushimit, hapjen e korridoreve humanitare dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje”, bëri me dije Presidenca e Turqisë.
Të dy krerët diskutuan gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





