Transmetuar më 05-03-2022, 14:40

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës publikon rregullisht video që vijnë nga fronti i luftës. Mes tyre është dhe video e një piloti i kapur rob gjatë ditës së sotme.

NBjë helikopter rus u rrëzua në rajonin e Chernihivit mëngjesin e sotëm.

Ukrainasit kanë krahasuar fotot dhe rezulton se një nga pilotët ka qenë në fushatën e bombardimeve në mbrojtje të regjimit diktatorial të Bashar Al Assad.

Një video virale u bë publike në rrjetet sociale në momentin e rrëzimit të helikpterit. Njëri prej tyre u gjet i vdekur, kurse tjetri i plagosur.

Verifikuesit e fakteve zbuluan se të dy pilotët kishin shërbyer për vite me radhë në Siri gjatë pushtimit të forcave ruse duke u vënë në shërbim të regjimit të Bashar al Asadit.

❗❗❗Вбивця цивільних❗❗❗ pic.twitter.com/5qaK9QGfQI

— ВОЇНИ УКРАЇНИ?? (@ArmedForcesUkr) March 5, 2022

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd