





Çmimi i naftës dhe benzinës ka thyer një tjetër rekord në tregjet shqiptare. Dhe duket se nuk do ndalet, sa kohë shteti nuk kontrollon këtë shtrenjtim të papranueshëm.
Ndërsa ligjërisht kompanitë private duhet të kenë rezerva 90 ditore karburanti, pikërisht për të shmangur rritjen abuzive të çmimeve, situata po bëhet alarmuese
Në Tiranë një litër naftë po shitet me 234 lekë dhe benzina me 239 lekë, çmime këto të papara ndonjëherë në Shqipëri.
Autoriteti i Konkurrencës më herët ka deklaruar se ka nisur kontrollet dhe monitorimin e situatës për rritjen e çmimeve të karburanteve, por nuk ka thënë asgjë më shumë.
Arsyeja kryesore e rritjes së çmimit të naftës thuhet se është lufta mes Ukrainës dhe Rusisë, por gjithmonë në Shqipëri nafta ka qenë më shtrenjtë krahasuar me vendet e rajonit.
Rritja e çmimit të naftës ka provokuar edhe një zinxhir rritjesh të çmimeve të produketeve të tjera. Çmimi i miellit u rrit i pari.
Por ekspertët mendojnë se më e keqja nuk ka mbërritur ende dhe se çmimi i karburantit pritet të kapë 250 ose 260 lekë litri brenda pak ditëve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





