
Plumbat nuk kursejnë as gazetarët. Skuadra e gazetarëve të rrjetit televiziv amerikan Sky News ka bërë publike pamje tronditëse të ekipit të tyre duke u sulmuar në Kiev.
Gazetari Stuart Ramsay u godit nga një plumb në pjesën e poshtme të shpinës ndërsa ishte në makinë teksa transportonte ekuipazhin e tij drejt Kievit.
Dy plumba goditën gjithashtu operatorin e kamerës Richie Mockler, por ai ishte pajisur me antiplumb.
Pamjet tregojnë plumba që godasin makinën, ndërkohë që ekipi dëgjohet teksa bërtet dhe xhami i mjetit thyhet.
Mendohet se sulmi është kryer nga një skuadër zbulimi ruse. Ekipi mediatik vrapoi duke përdorur një mur betoni për mbrojtje dhe më pas u fshehën në një fabrikë deri sa erdhi policia ukrainase dhe i shpëtoi.
‘Stop, jemi gazetarë, gazetarëëë", – dëgjohet të thonë në video, mirëpo pavarësisht kësaj thirrjeje plumbat nuk ndaluan.
WATCH: Sky News reporters ambushed near Kyiv, injuring one of them pic.twitter.com/zDXGGEwJ40
— BNO News (@BNONews) March 4, 2022
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





